Njihuni me Anshtajnin e rradhës
Të krahasohesh me gjeni si Stephen Hawking dhe Albert Anshtajn është diçka shumë e pazakontë.
Por kur flasim për 23-vjeçaren Sabrina Gonzalez Pasterski kjo gjë as që vihet në dyshim.
Ajo ka arritur tashmë shumë më shumë se shumica prej nesh ka arritur ndonjëherë në jetën e vet. Kur ishte në moshën 14-vjeçare, gjeniu nga Çikago, ndërtoi vetë aeroplanin e saj me motor. Nëse kjo nuk ishte mbreslënëse, atëherë mund t’ju themi që Sabrina ka fluturur nëpër liqenin Michigan, duke u bërë njeriu më i vogël që ka fluturuar me aeroplanin e vet.
Projekti mori 2 vite për tu përfunduar dhe ajo dokumentoi të gjithë përvojën në YouTube.
Më pas ajo u diplomua nga Illinois Mathematics dhe Akademia e Shkencave në vitin 2010. Ajo u regjistrua në Institutin e Teklologjisë Massachusetts.
Pas 3 vitesh në MIT ka arritur mesataren më të lartë të mundshme të notave 5.0. Ndërsa tani po punon për doktoraturën në universitetin e njohur në të gjithë botën në Universitetin e Harvardit, me liri të plotë akademike dhe pa ndërhyrje nga stafi.
Ajo çfarë është bën më shumë përshtypje është fakti që Sabrina nuk është më e interesuar për të ndërtuar avionë por e ka kthyer vëmendjen drejt fizikës ndaj është krahasuar me Einstein dhe Hawking.
Në veçanti dëshiron që të studiojë “gravitetin kuantik”, të kuptojë lidhjen midis gravitetit brenda kontekstit të fizikës kuantike. Nëse kërkimi i saj rezulton i suksesshëm, zbulimet në këtë fushë mund të ndryshojnë shumë mënyrën se si ne e kuptojmë universin.
“Jini optimistë për atë që besoni se mund të bëni. Kur je i vogël thua shumë gjëra për atë së çfarë do të bëhesh dhe kur rritesh është e rëndësishme të mos i harrosh këto ëndërra,”-ka thënë Sabrina në një intervistë.