Njihuni me fansin më të madh të Hello Kitty
Masao Gunji është një pensionist, që fitoi çmim në Librin e Rekordeve Guiness, pasi ka koleksionin më të madh për kukulla në shtëpi. “Unë isha polic dhe duhet të punoja me rregulla shumë strikte. Unë ndihem i relaksuar dhe i qetësuar kur shoh sytë dhe fytyrën e Hello Kitty. Ky është burimi i energjisë sime”, tregoi 67-vjecari për BBC. Masao nga Kina ka shpenzuar çerek milion dollari për të dekoruar shtëpinë e tij me 5 mijë lloje të përmasave të ndryshme të kukullës së njohur për fëmijë. Yoshiko Gunji është bashkëshortja e tij, e cila tregoi se nuk interesohet më për shpenzimet që ai bën për Hello Kitty. “Njerëzit duhet të njihen në këtë botë dhe kukulla është arsyeja përse ai mbijeton”, tha ajo.
 javascript:;