Njihuni me fustanin 1800 dollarë të Melania Trump (Foto)

Fustani rozë me lule i Melania Trump ka kushtuar plot 1,795 dollarë. Veshja që Melania kishte zgjedhur për të marrë pjesë në krah të bashkëshortit të saj në Ohio, më 25 korrik mbante firmën e një femre, Monique Lhuillier e cila kishte bërë posaçërisht për Melania-n shkruan Daily Mail.
Fustani rozë me lule të qëndisura, që i rrinte pas trupit, ishte zgjedhja e duhur që Lhuillier kishte bërë për Melania-n. Duke qëndruar në krah të bashkëshortit, Presidentit Donald Trump, Melania dukej mjaft elegante dhe e gjatë, edhe me këpucët rozë të Christian Louboutin.

Ajo është duke ecur në hapat e Michelle Obama, e cila ishte e njohur për kujdesin e jashtëzakonshëm që tregonte në veshje. Megjithatë, ky look i verës, për Melania-n është shumë femëror dhe i ëmbël. Ja fustani shtrënjtë i Zonjës së Parë të SHBA-ve.

 

SHKARKO APP