Njihuni me Liberlandën, shteti më i ri në Ballkan, ka vetëm 470 mijë banorë

Liberlanda, një territor i papretenduar nga asnjë shtet mes Serbisë dhe Kroacisë, është e vendosur ta çojë rastin e vet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB ndërsa pretendon se ka 90 zyra në të gjithë botën.I vetshpalluri shtet i Liberlandës, themeluar në 7 kilometra katrorë tokë midis Serbisë dhe Kroacisë, është i vendosur të luftojë për njohje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ICJ, në Hagë. Ndërkohë, Liberlanda po përgatitet gjithashtu të hapë një zyrë në Beograd, tha për BIRN themeluesi dhe presidenti i tij Vit Jedlicka.

Jedlicka tha se Liberlanda është më e madhe se Islanda apo Malta përsa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar shtetësi. Ai tha se rreth 470,000 njerëz pretendojnë se i përkasin atij vendi edhe pse nuk banojnë aty.
Republika e Lirë e Liberlandës u themelua në prill të vitit 2015 në një territor të papretenduar në bregun perëndimor të lumit Danub pas një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Ndërsa Kroacia, Serbia dhe shtetet e tjera nuk bënë ndonjë kërkesë për tokën, për këtë arsye ajo u kthye në tokën e askujt, derisa Jedlicka e shfrytëzoi mundësinë dhe “formoi” shtetin e ri.

Kufiri u përcaktua në mënyrë që të mos ndërhynte në territorin e Kroacisë apo Serbisë. Jedlicka madje u arrestua nga policia kufitare kroate në maj 2015, ndërkohë që po përpiqej të shkonte në Liberlandë.

BBC raportoi në nëntor 2016 se Jedlick u ndalua të hynte në Liberland nga 2015. Ministria e Jashtme Kroate tha se që kur Liberlanda u krijua në 2016, ka qenë nën vëzhgim të policisë kroate sepse është në territor delikat.
Jedlicka tha se nuk ka pasur probleme me autoritetet kroate që nga incidenti dhe shtoi se qeveria e Liberlandit po kërkon të hapë dialog me Kroacinë. Megjithatë, i vetshpalluri “komb” duket se ka mbështetje më të fortë, edhe pse të heshtur, nga Serbia, e cila tha në vitin 2015 se Liberlanda nuk është territor serb, por nuk do të krijohen probleme për përfaqësuesit e saj.

“Njerëzit mund ta vizitojnë Liberlandës lehtësisht tani. Mënyra më e mirë për të ardhur është përmes ujit. Njerëzit po e vizitojnë gjithnjë e më shumë tani që nuk ka ndërhyrje të policisë kroate, gjë që është shenjë shumë e mirë që marrëdhëniet tona të ndërsjella janë në rregull”, tha Jedlicka duke shtuar se Liberlanda do të pajisjet me një varkë të pestë të enjten, përmes të cilës njerëzit mund të vizitojnë vendin.

Jedlicka tha se Liberlanda do ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, me ndihmën e një avokati nga Beogradi, i cili ka pranuar ta mbështesë atë falas.

“Pres njohje nga institucionet ndërkombëtare, komuniteti botëror dhe një hap ky për njohje të plotë”, tha ai, duke shtuar se shteti i vetëshpallur po mbështet aktivitetet vendase, siç është gatim tradicional duke marrë pjesë në organizime që do të përfshinë edhe Liberlandin këtë fundjavë.

Jedlicka tha se prioriteti i tij aktualisht është lobimi për njohjen de iure të Liberlandit.

“Jemi duke formuar – dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që po ndodh këtë vit – mbështetje e fuqishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan, gjë që unë mendoj se është një nga çelësat e suksesit. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Parlamentin e BE-së,” tha Jedlicka, duke shtuar se qeveria e Liberlandit po punon me kongresmenë individual dhe senatorë për të inkurajuar mbështetjen.

“Kemi pasur shumë sukses tashmë. Njerëz jo vetëm nga Partia Republikane, por edhe disa demokratë [e mbështesin Liberlandin]. Kemi arritur të kemi 20 kongresmen amerikanë në listën e përkrahësve… gjë që është një mënyrë e mirë për të fituar njohjen e Liberlandit nga SHBA-ja”.

Jedlicka shtoi se Liberland ka mbështetës të nivelit të lartë në Kroaci dhe Serbi.

Meqenëse Serbia dhe Kroacia nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë asnjë përparim pas më shumë se një dekade mosmarrëveshjeje kufitare, Jedlicka beson se Liberlandi mund të ishte ndërmjetësues i mirë mes dy vendeve dhe do të sillte dobi për të gjithë rajonin.

Sipas faqes së internetit të Liberland, ai është i treti “shtet sovran” më i vogël në botë pas Vatikanit dhe Monakos, me moton “të jetojmë dhe të lëmë të jetojnë”, sepse ky shtet krenohet me lirinë individuale dhe ekonomike të popullit të vet. Kjo është e garantuar nga kushtetuta, që në mënyrë të konsiderueshme kufizon fuqinë e politikanëve që ata të mos ndërhyjnë në liritë e popullit.

“Politika e qeverisë së Liberlandit bazohet në lirinë e ideve,” shtoi Jedlicka.

Ai vuri në dukje se Liberlandi ka tashmë ekipe sportive, të cilat konkurrojnë në nivel ndërkombëtar.

“Dhe Miss Liberlandi u rendit e katërta në konkursin e bukurisë Miss Liria e Botës,” tha Jedlicka, duke shtuar se birra Liberland, e cila fitoi vendin e dytë në Festivalin e Birrës në qytetin verior serb të Novi Sadit, do të jetë së shpejti në tregun serb.

SHKARKO APP