Njihuni me Quimerën, macen me “dy fytyra” (Foto)

Gjysmë e zezë dhe gjysmë portokalli, me një sy të verdhë dhe një blu: është i mrekullushëm spektakli që ofron Quimera, macja me “dy fytyra”, e cila po bëhet një yll autentik në rrjetet sociale.

Pas Venusit, macja e parë dyngjyrëshe që ka çmendur botën e internetit, tani është radha e Quimerës për të bërë për vete përdoruesit e shumtë të ueb-it.

Sipas veterinerëve, fenomeni ka lidhje me qelizat përbërëse të dy tipologjive të Adn-së, rezultat i dy embrioneve të shkrirë së bashku. Macet që kanë një lëkurë dyngjyrëse ose tringjyrëshe, quhen ndryshe “kimera”: prej këtu lind dhe emri i maces në fjalë.

SHKARKO APP