Njihuni me Ruby, çokollata e kuqe
Ka një shije të re për çokollatën dhe është fryt i përpjekjeve 13-vjeçare të mjeshtrave të ëmbëlsirës aq të dashur nga të gjithë; zviceranëve.
Risia e ëmbël vjen në një ngjyrë të kuqe të përftuar nga përfshirja e kokrrave të veçanta të kakaos në ngjyrë rubini, ndërsa shija të kujton pak frutat e pyllit, edhe pse në formulë nuk është përdorur asnjë e tillë. Ruby, e prezantuar në Kinë është i lloji i parë i ri i çokollatës që kur u krijua në Zvicër në 1930-n çokollata e bardhë.
“Çokollata e kuqe është tepër e veçantë. Është lloji i katërt i çokollatës pas asaj të zezë, me qumësht dhe të bardhë. Në fund e gjetëm edhe llojin e katërt. Është një çokollatë natyrale me shije dhe ngjyrë absolutisht unike”, thotë Antoine De Saint-Affrieque, CEO i “Barry Callebaut”.
Ëmbëlsira e re u krijua nga gjiganti zviceran i çokollatës, “Barry Callebaut” e u prezantua në Shangai nëpërmjet një paneli ekspertësh.