Njihuni me veturën që përdoret nga njerëzit që lëvizin me karrocë
Koncepti i Kenguru dhe EV është i dizajnuar veçanërisht për njerëzit që e përdorin karrocën.
Krijuesi i veturës, Istvan Kissaroslaki, me bazë në Teksas, bëri bashkë 30 investitorë për të mbledhur 4 milionë dollarë të nevojshme për ta dërguar veturën në rrugë.
Dhe brenda pak kohësh, njerëzit që janë në karrocë ishin në gjendje që ta përdornin atë, transmeton Gazeta Express.
Çmimi i veturës është 25,000 dollarë dhe është më i vogël se një veturë Smart, prodhohet në SHBA, ka drita LED dhe mund të shkojë deri në 25km në orë.
Bateritë fuqizojnë dy motorë me 2KW prapa dhe Kenguru merr plot tetë orë për t’u mbushur plotësisht.
Një veturë e tillë padyshim se do t’ua bëjë jetën më të lehtë njerëzve në karrocë.