Njoftim i ambasadës në Tiranë, si të studioni dhe punoni në Gjermani

Ambasada gjermane në Tiranë gjatë ditës së sotme ka nxjerrë njoftimin e shumëpritur nga shumica e shqiptarëve. Bëhet fjalë për programin e bursave të vitit 2018.

Në faqen e saj në Facebook ambasada ka treguar kushtet që duhet të përmbushni për të shkruar për studime apo punë në Gjermani.

 Njoftimi i ambasadës:

++Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane 2018++

Studioni apo punoni në një profesion që lidhet me ekonominë? Keni dëshirë të kryeni një praktikë 3 deri 6 muaj në një kompani gjermane? – Atëherë aplikoni online nga data 1.10. deri 13.11.2017! Informacione të sakta mund të gjendi në faqen: www.stipendienprogramm.org

SHKARKO APP