Nju Jork, mblidhet Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar i Diasporës Shqiptare

Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar i Diasporës Shqiptare mblidhet në Nju Jork në datat 24-25 shtator 2016, ku data 24 shtator është caktuar për darkën gala biznesore mbarëkombëtare të diasporës sonë.

Ky forum, i pari për nga rëndësia, përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora, Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të prezantohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë me politikat aktuale Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe me kompanitë lider në tregun e Amerikës
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare funksionon në 4 kontinente në gjithsej 22 shtete të botës.

SHKARKO APP