Nju Jorku, shtëpia e madhe që priti udhëheqës nga e gjithë bota

Nga Zenel Celiku/Nju Jork, 20 Shtator-Një ditë më parë edhe pse shumë shi, Nju Yorku priti udhëhëqes nga shumë vende të botës, përfaqësues të korporatave të mëdha dhe figura të larta të investitorëve në mbarë botën. Takimi u zhvillua në Hotel Sheraton, në Manhatten-NY, ku dallohen shumë qartë masat e shkëlqyera të marra për sigurinë e këtij eventi me përmasa botërore. Tashmë dihet se SHBA-të janë në fokus të terroristëve, por kontrolli dhe masat e rrepta nga organet kompetente, e bëjnë sot NYC 100% sigurtë, duke sfiduar çdo përpjekje misterioze për akte terroriste.

Takimi vjetor i Konferencës Botërore “Clinton Global Initiative” (CGI), i cili u mbajt më datat 19-21 Shtator 2016, ka sot në gjirin e saj anëtarë nga e gjithë bota, për të shpalosur projekt-idetë më të mira, për t’i bërë ato realitet në terren në vendet që kanë nevoja imediate për zhvillim. Një vit më parë, në takimin vjetor CGI- Shtator 2015, janë premtuar mjaft angazhime nga liderët më të fuqishëm në botë, por edhe nga korporatat dhe investitorët më të mëdhenjë e më të njohur, për të ndihmuar, për të investuar dhe për të zhvilluar vendet në nevojë. Kjo fazë e takimeve të figurave më të larta të politikës dhe të investitorëve globalë, e bërë me seanca dinamike për anëtarët e DGI, kanë bërë deri diku një forum për formësimin e agjendës së zhvillimit globale. Në takimin e CGI në vitin e kaluar, antëtarësia e CGI mori 123 angazhime të cilat u realizuan në masën 73.8 %, që do të thotë se më shumë se 15 milionë jetë njerëzish nga 180 vende në botë, kanë prekur zhvillim dhe ndihma të konsiderueshme direkt nga vende më të zhvilluara në botë dhe nga investitorë  të mëdhenjë, anëtarë të CGI-2015.

Takimi i CGI,19-21 Shtator 2016, do të sfidojë angazhime edhe më të fuqishme për të ndihmuar, për të investuar dhe për të integruar më shumë se 18 milionë jetë njerëzore, nga 187 vende të botës. Sot është dita e dytë dhe nga figurat e larta të shumë fushave, nuk kam dëgjuar asnjë projekt-ide për vendet e rajonit të Ballkanit. Sigurisht, CGI në plan të parë ka vendet të cilat janë shumë në nevojë, veçanërisht nga Afrika, por kjo nuk do të thotë se ata kanë përjashtuar vendet e tjera që janë në zhvillim. Në takimin e CGI, Shtator 2013, nga kjo konferencë kanë përfituat përkrahje dhe investime të konsiderueshme dy ish-republika ruse të cilat janë në varfëri.

Në këtë prizëm, si ballkanas, si një njeri që jam nga një vend që ka nevojë jo për ndihma, por që ka shumë nevojë për investime të huaja, prisja  se CGI do të kishte vëmendje edhe për rajonin tonë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Ballkanin ku bën pjesë edhe vendi ynë, nuk e kanë në axhendën e tyre, sepse sipas informacionit që unë mora, edhe liderët e Ballkanit janë ftuar vazhdimisht në këto takime shumë të rëndësishme.

Mbledhja vjetore CGI-2016 është me plot ritëm, me një orar të mbushura me séance plenare, angazhimet e sapo shpallura në veprim. Sesionet e sotme do të fokusohet në shëndetin publik dhe reagimit emergjent, qasjen në arsimin e lartë dhe mundësi për vajzat, dhe turizëm te zhvilluare mjaft fusha te tjera.Angazhimet dhe përditësime te progresit ri që do të shpallet sot, përfshijnë një koalicion prej më shumë se 30 partnerë të korporatave dhe organizatave jofitimprurëse me qëllim për të adresuar mangësitë domethënëse gjinore dhe avancimin e objektivave të cilësisë gjinore të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm, një program për të siguruar rrugët drejt sipërmarrjes sociale për të rinj, udhëheqës te fuqishme ne  bote hodhen projekte dhe iniciativa për të mbështetur vendet ne nevoje per dryshime në fushën e shëndetit mendor. Angazhimet vijnë nga një sërë organizatash, duke përfshirë Airbnb, Inc, Avon Products, Inc, Catalyst, Dermalogica, Procter & Gamble, Kombeve të Bashkuara Grave, ËEConnect, projektit Rezoluta, dhe Gratë për Gratë International.

SHKARKO APP