Nobeli në Ekonomi, e marrin dy ekonomistë me teorinë e kontratës

Oliver Hart, i lindur në Britani të Madhe dhe Bengt Holmstrom nga Finlanda, e kanë fituar Nobelin në Ekonomi për punën e bërë në teorinë e kontratës.

Juria ka thënë se puna e tyre e ka vënë një themel intelektual për politika në fushat, siç është falimentimi dhe kushtetuta politike, transmeton Express.

Dyshja do ta ndajë çmimin prej 8 milionë kronerë suedezë (827,278 euro).

Akademia Mbretërore e Shkencës e Suedisë ka thënë se puna e Hart-it dhe Holmstrom-it ka qenë e vlefshme për të kuptuar kontratat e jetës së vërtetë dhe institucionet.

Sipas saj, po ashtu mund të identifikojë edhe gracka të mundshme në dizajnet e kontratave.

Për shembull, teoria e kontratës mund të përdoret për të vlerësuar pagesat në bazë të performancave për ekzekutivët kryesorë

SHKARKO APP