Noemi u bë ëngjëll, mesazhi prekës nga stafi pedagogjik

Përcillet për në banesën e fundit Noemi Preka, vajza 10-vjeçare e familjes Preka që humbi tre anëtarë menjëherë pas përplasjes fatale, ndërroi jetë të mërkurën në spitalin e Shkodrës, ku qëndronte në koma prej pasdites së të dielës.

Në aksidentin e 18 shkurtit, familja Preka humbi babain e fëmijëve Edmondin, vajzën 5-vjeçare dhe djalin 9-muajsh, ndërsa nëna e fëmijëve ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Shokët dhe shoqet e Noemit të shkollës 9-vjeçare “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë kanë dhënë dhe një mesazh ngushëllues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto ditë, si çdo ditë më parë, fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve do i jepnin dritë anë e kënd oborrit të shkollës… Por jo… Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vërenjtur fytyrat e copëtuar zemrat… Sot, na mungon Noemi…vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka! Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë! Ne si staf pedagogjik i shkollës, nuk gjejmë fjalë për të ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?