Nofkat e 32 skuadrave pjesëmarrëse në Botëror

Nga Botërori “Rusi 2018” na ndajnë vetëm tre ditë, dhe në këtë kompeticion do të jenë 32 skuadra që do të zbresin në fushë për të fituar trofeun më të rëndësishëm futbollistik.

Çdo skuadër ka veçorinë e vet dhe emërtimin e veçantë me të cilën njihet mes tifozerive përkatëse.

Më poshtë do të zbulojmë nofkën e secilës përfaqësuese pjesëmarrëse në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania – Die Mannschaft (Skuadra)

Swiss Digital Mobile Reklama

Danimarka – Dinamiti danez

Argjentina – Bardhekaltërit

Australia – Kangurët

Brazili – Kanarinja (përkthim i fjalës e verdhë)

Kolumbia – Kafexhinjtë

Koreja e Jugut – Luftëtarët Taeguk

Kosta Rika – Tikët (shkurtim i kostarikasve)

Kroacia – Të zjarrtët

Egjipti – Faraonët

Spanja – E kuqja

Franca – Gjelat

Anglia – 3 Luanët

Irani – Princët e Persisë

Islanda – Vikingët

Japonia – Samurait e kaltër

Maroku – Luanët e Atlasit

Meksika – Tringjyrëshja

Nigeria – Shqiponjat e gjelbra

Panamaja – Vala e kuqe

Peruja – Dyngjyrëshja ose Bardhekuqja

Polonia – Bardhekuqtë

Portugalia – Luzitanët

Rusia – Arinjtë tringjyrësh

Arabia Saudite – Bijtë e shkretëtirës

Senegali – Luanët e Terangës

Serbia – Shqiponjat e bardha

Suedia – Floriri Blu

Zvicra – Skuadra kombëtare

Tunizia – Shqiponjat e Kartagjenës

Uruguaj – Çarruat, një emër që vjen nga populli parakolumbian që jetonte në Uruguaj

Belgjika – Djajtë e Kuq

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?