Noizy rinis duelet në rrugë, ndeshja në Zvicër

Emisioni “Zonë e Lirë” ka nisur sezonin e ri në “TV Klan” mbrëmjen e sotme. Drejtuesi i këtij emisioni, Arian Çani, e ka nisur këtë sezon me këngëtarin Noiyzin.

Këngëtari i njohur i muzikës Hip-Hop, ka folur për sukseset e verës dhe projektet e tij të ardhshme. Çani i tha Noiyzit se kam dëgjuar, referuar disa sondazheve të caktuar, se ju keni rezultuar si këngëtari më i pëlqyer i kësaj vere.

Mirëpo, ajo çfarë ka surprizuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, ka qenë edhe rikthimi në duel i këngëtarit Noiyzi.

Ai tha se do të zhvillojë një ndeshje të lënë përgjysmë vite më parë.

“Dikur unë e fitova duelin, tani kam menduar ti rikthehem edhe njëherë kësaj ndeshje. Do ta zhvillojmë në zvicër dhe për këtë duel po interesohen disa menaxherë anglezë, pasi nga aty unë e kam filluar (street fight) duelin në rrugë”,- tha Noiyzi në Zonë e Lirë.

SHKARKO APP