Noka: E keni zegjinizuar këtë parlament. Deputetja e PS: Hakut të vjen vetëm Gazi!
Flamur Noka ka ironizuar deputeten e PS, Zegjine Çaushin duke thënë se “Kuvendi është zegjinizuar”.
“Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament”, tha Noka.
Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës, ndërsa akuzoi këtë të fundit se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër, motra e kunata.
“Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ke qenë në Entin i Banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj. Ai ta ka treguar vendin atje ku të kallëzuar”, ka thënë Çaushi.
KOHA JONË SONDAZH

