Noka përjashtohet 20 ditë nga Kuvendi, 10 ditë për Hotin! Komision fal Ballën dhe Vokshin

Seanca e fundit plenare u shoqërua me tensione të forta, duke detyruar Sekretariatin e Etikës të ndërhyjë me masa disiplinore ndaj disa deputetëve.

Sipas vendimit, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përjashtuar për 20 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Elda Hoti për 10 ditë.

Incidenti më i rëndë përfshiu Nokën, i cili hodhi një shishe në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e shoqëruar veprimin me kërcënime verbale. Ndërkohë, Hoti u përfshi në një episod tjetër, duke i marrë kartën e deputetes Bora Muzhaqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, pavarësisht përplasjeve, nuk janë marrë masa ndaj Ballës dhe Albana Vokshi, e cila pati një debat verbal me Muzhaqin gjatë seancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja nxjerr në pah klimën e tensionuar politike në Kuvend, ndërsa vendimet e Sekretariatit pritet të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të punimeve parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?