Noka thirrje policisë: Mos guxoni të prekni qytetarët!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë që të mos arrestojë dhe të mos shoqërojë protestuesit gjatë tubimit të sotëm para Kryeministrisë, por t’i lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Noka e cilësoi këtë sjellje si shenjë të panikut të qeverisë dhe, siç e quajti ai, “narkopolicisë”, duke akuzuar forcat e rendit se po zbatojnë urdhra të kartelëve të drogës. Në fjalën e tij, ai theksoi se çdo veprim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe se policia duhet të kthehet te respektimi i rregullave dhe të mos shndërrohet në “shërbëtorë të krimit”.

“I bëj thirrje narkopolicisë, kthejuni ligjit dhe mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve sic është kreu juaj dhe i qeverisë. Mos merrni urdhëra për të mbrojtur kartelet e drogës. Çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit,” tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se protestuesit ndihen të vjedhur dhe të shantazhuar nga, siç e cilësoi ai, “narkoregjimi”, dhe se një protestë qytetare nuk kërkon shoqërime apo arrestime. “Këto tregojnë panik,” përfundoi Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?