Noka: Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, mllef ndaj drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se drejtësia kurrë nuk ka qenë kaq e vonuar sa është sot. ”Vrasja e të ndjerit Astrit Kalaja ishte një mllef jo ndaj gjyqtarit, por ishte një mllef ndaj sistemit të drejtësisë që ka ngritur Edi Rama. Drejtësia kurrë nuk ka qenë kaq e vonuar sa ç’është sot.

Kapja politike është problem shumë i madh. Tani po i ndjejnë, është një patate aq e nxehtë sa që iu djeg duart të gjithëve dhe kanë vrapuar që ta heqin nga duart e tyre të gjithë. Edhe çështja e Sonila Bejtjas në gjykatën Kushtetuese tregon gjëndjen ku është drejtësia sot.

Pra aty kishte ngelur një zë i cili nuk ishte zë rilindas por ishte zë i ligjit dhe i Kushtetutës. Pra ishte zëri i Kushtetutës, do largohej urgjent sepse duhej të kapej. Sot misioni ka qenë dhe është kapja e drejtësië”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?