Nostradamusi i Ballkanit: 2016, Evropën do e mbulojë terrori

Baba Vanga është profetja bullgare, e cila njihet ndryshe dhe si “Nostradamusi i Ballkanit”.

Ndonëse vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 1996, ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë po vërtetojnë parashikimet që ajo ka bërë.

Ajo nisi të njihej si një parashikuese që në adoleshencë dhe është llogaritur se ka patur një saktësi prej 85%. Madje, në Rusi asaj i referohen si një shenjtore me fuqi të mbinatyrshme.

Para se të vdiste, ajo përshkruajti “një luftë islamike”, e cila lidhet me formimin e ISIS. Por parashikimi saj më drithërues ishte ai që në vitin 2016 Europa do pushtohet nga një valë ekstremistësh , si rrjedhojë e një konflikti që do niste me “Pranverën Arabe” të vitit 2010.

Përveç këtyre, Baba Vanga më parë kishte parashikuar edhe sulmin e 11 shtatorit mbi Kullat Binjake, cunamin e vitit 2004, por edhe daljen e Britanisë nga BE.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha ngjarjeve, më shqetësuesi është fakti që profetja bullgare deklaroi që një luftë e madhe do niste në Europë pas copëzimit të saj, midis vendeve të kontinentit dhe ekstremistëve myslimanë.

Këta të fundit do përdornin armë kimike kundër europianëve. Me të gjithë probabilietin e saj të saktësisë, ajo që na mbetet është të shohim nëse do ketë të drejtë këtë herë.

SHKARKO APP