Nuk do ta besoni, Casillas: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Ish-kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas dëshiron që trofeun e Champions Leagues ta fitojë Buffon ndaj të cilit nuk i kurseu elozhet.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Casillas ka balancuar deklaratën e tij pasi sipas tij në këtë ndeshje shanset janë 50-50, shkruan “Football-Italia”.

“Nëse kundërshtari nuk ishte Madrid, do të doja që Buffon të fitonte Champions Leaguen me gjithë zemër. Ai e meriton atë. Është e qartë se unë jam një tifoz i Madridit, por udhëtimi i Gigi nuk duhet të përfundojë pa Ligën e Kampionëve. Ai ka fituar pothuajse gjithçka, por ky është një trofe që ai e ka humbur dhe kjo peshon rëndë tek ai. Buffon së bashku me Juventusin ka zhvilluar një sezon të madh. Kjo tregon se edhe 39 vjeç ju ende mund të ndiheni mirë dhe të jeni konkurrues”, u shpreh fillimisht ai.

Casillas tregoi qartë që është një tifoz i Real Madridit por sipas tij “Zonja e Vjetër” është skuadër më kompakte.

“Është një ndeshje e balancuar. Juventusi gjithmonë ka qenë i fortë në pjesën e prapme, por tani kjo është ndeshja e së vërtetës. Me Higuain, Mandzukic dhe Dybala ata kanë një sulm të rrezikshëm. Le të themi se e shoh Juve si më kompakte, por shanset janë 50-50”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP