Nuk e kishim parë këtë anë! Reperi shqiptar prish planet, ja çfarë bën për fëmijët lypsarë

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka vendosur të publikojë gjestin e mirë që ka bërë për trë fëmijë në rrugë për darkën e Bajramit.

Rastësisht u takuan dhe vendosi që ti marrë për ti dhënë ushqime dhe rroba, gjë që është e pamundur të bëhet çdo ditë. Fakti që vendosi të bëjë publike pamjet ka vetëm qëllim që të tregojë diçka pozitive duke shtyrë dhe njerëzit e tjerë që të ndihmojnë ata që kanë probleme financiare.

Poshtë videos, ai dha një sqarim për të gjithë rreth kësaj historie duke uruar festën e Fitër Bajramit.

“Para se gjithash, para se me fillu çfarëdo lloj paragjykimi, po du m’i nda disa fjalë me ju.

Çdo herë që kaloj ne qendër të qytetit, hasi në fëmijë qe afrohen me lyp ndihmë financiare në këmbim të pastrimit të xhamave të veturës. Jo gjithmonë, po krejtve na ndodh edhe me i injoru këta fëmijë, për shkak të nxitimit apo edhe arsyeve të tjera. 

Dje, në rrugë për në shtëpi prej studios, ku une isha nis me hongër drekë me familje, këta fmije mu afruan te xhami i veturës si çdo herë tjetër. Në moment, prej dëshires edhe vullnetit të mirë, vendosa me ndërru rrugën edhe i mora disa prej tyne m’i shëtit, m’i vesh e m’i ushqy mirë. Në pamundësi me bo çdo ditë këtë gjë, të paktën në ditë feste ku krejt hajmë e festojmë, e meritojnë edhe ata të ndjehen njësoj si çdo fëmijë tjetër që rritet në rrethana më të mira. Vetë fakti që këta fëmijë u ndjenë mirë, m’ka dhënë kënaqsi e motivim mu personalisht që i kalova disa orë me ta.

Ku ka diçka ma mirë, se me bo dikon tjetër të lumtur, e sidomos fëmijët, të paktën për një ditë të vetme.

Kjo video është bërë me shpejtësi, pa qëllime promocionale e keqpërdorimi, e me 1 milion arsye për me motivu edhe dikon tjetër me vepru njëjtë. Vendosa me nda këtë gjë me juve, t’u shpresu që secili prej neve që ka mundësi, e merr mundin me bo m’u ndi mirë dikon, e sidomos femijët në nevojë.

Po shpresoj që çdo festë që vjen, na pret mirë e ma mirë krejt neve, së pari shëndetërisht e pastaj me të tjerat, e sidomos ma të vetëdijësum për gjendjen e keqe që e përjetojnë fëmijët e të rinjtë e vendit tonë.

Me Fat Festa e Bajramit të gjithe juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozës edhe Raulit”, shkruajti Capital T.

Eid Mubarak from Capital T

SHKARKO APP