”Nuk ka një arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, ish-deputeti i PS-së: Deklaratën në Kuvend mund ta…
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi flet për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Europës dhe e Punëve të Jashtme. Ai deklaroi se nuk ka një arsye të fortë për shkarkimin e Spiropalit, teksa shtoi se deklarata e sotme e ish-ministres e konsideroi jo të duhur.
Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar. Ajo që tha Berisha nuk ishte meritë e tij. Në shqiptarët jemi shumë të aftë për të bërë vetëgjyqësi, por jo për t’i bërë gjyqin vetes. Nuk e kam fjalën për Elisën, por për mentalitetin e shqiptarëve. I njëjti Kuvend do të bëhet gjithmonë.
Grida Duma: Duhej shkarkuar Spiropali sipas teje apo jo?
Petro Koçi: Nuk ka një arsye zyrtare që të çon tek shkarkimi. Të më pyesësh mua unë nuk di ndonjë arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit. Megjithatë kemi dy lidhje që mund t’i bëjmë, është parathënia jo pozitive për Ministrinë e Jashtme dhe pastaj ajo që tha në mbledhjen e grupit për anglishtfolësit, nuk e di nëse lidhet me këto. Elisa mund ta shmangte këtë (deklaratën që dha sot në Kuvend).
Robert Rakipllari: Për të shmangur për dëmet e saj personale apo të PS?
Petro Koçi: Të ikësh nga ministër pas një periudhë të shkurtër askush nuk është i pakënaqur. Duket sikur brenda ka defekte të rënda, etje, etj. Kur je brenda një karriere politike nuk është gjë e madhe të ikësh nga roli i ministrit. Unë kam ikur nga roli i ministrit për disa tituj në gazetë, të thëna nga persona të brendshëm. Karriera politike është e gjatë.
KOHA JONË SONDAZH

