”Nuk kam dhënë asnjë urdhër”, gazetarja Hoxha zbulon dëshminë e Bashës në SPAK
1 orë qëndroi këtë të enjte Lulzim Basha në SPAK për dosjen e 21 Janarit. Basha u pyet në cilësinë e deklaruesit, ndërsa është në listën e të kallëzuarve nga familja e Aleks Nikës.
Gazetarja Anila Hoxha zbuloi se çfarë ka deklaruar ish-kreu i PD para prokurorëve të posaçëm.
”Lulëzim Basha ka pohuar se nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe se ka zbatuar detyrën. Jo zyrtarisht më është thënë kjo deklaratë e Bashës, do më duhet ta konfirmoj sërish.
Ajo që më është thënë “së shpejti, pa konfirmuar datën dhe ditën, mund të thirret si deklarues edhe ish-kryeministri Sali Berisha’‘,-tha gazetarja.
KOHA JONË SONDAZH

