Nuk ndalet qeveria/100 milion euro nga xhepat e shqiptarëve drejt oligopolit të sigurimeve

Pas më shumë se qindra konçensioneve të dhuruara klientëve të pushtetit qeveria po përgatit projektligjin e radhës që u zhvat shqipëtarëve më shumë se 100 milion euro në vit. Këto para do të shkojnë drejt kompanive të sigurimeve ku shumica e tyre drejtohen nga oligarkët të lidhur ngushtësisht me pushtetin politik në vend.

Sipas projektligjit të përgatitur nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare çdo shqiptar do të paguajë rreth 50 euro për të siguruar secilën banesë që ka në pronësi. Argumentimi që ka gjetur qeveria janë përmbytjet dhe katastrofat natyrore të cilat më së shumti shkaktohen për faj të punës së qeverisë. Përmbytjet në veri dhe jug të Shqipërisë ndodhin për shkak të mosfunksionimit të hidrovoreve dhe dëmtimeve që ka pësuar rrjeti kullues i kanalizimeve në bujqësi. Gjatë fushatës kryeministri Rama deklaroi se janë investuar disa qindar miliona euro për pastrimin e kanaleve egzistuese, por duket se efiçenca e ndërhyrjeve të tilla qindar milionshe euro nuk e ka zgjidhur problemin.

Proces do të manaxhohet nga Qendra Shqiptare e Sigurimit nga Katastrofat që do krijohet Tiranë duke filluar ngalidhja e kontratës me qytetarët e deri tek mbulimi i humbjeve financiare.  Institucioni i ri që do të krijohet do të jetë një entitet juridik publik jo-fitimprurës, i cili vetë-financohet nga primet e sigurimit, të sigurimit të detyrueshëm të banesave. Ngjan njësoj si Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera analoge të cilat fryjnë zyrtarët me shpërblime dhe paga ndërkohë që përfitimet e publikut janë zero.

Qendra e Sigurimeve nga Katastrofat sipas draftit do të qeveriset nga një bord prej 5 anëtarë jo ekzekutivë. Anëtarët e Bordit miratohen nga AMF dhe një përfaqësues duhet të jetë nga Ministria e Financave, i cili do të veprojë si kryetar i Bordit Drejtues. Një përfaqësues nga Drejtoria e Emergjencave Civile, një nga Shoqata e Sigurimeve dhe një përfaqësues nga Banka e Shqipërisë.

Policat e sigurimit do të shiten online, nga kompanitë e sigurimit të regjistruara në këtë Qendër. Vërtetimi nëse një qytetar e ka kryer apo jo sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat do të kontrollohet në procedurat e aktit të pronësisë, abonimet e ujit dhe energjisë elektrike dhe procedurat e kredisë për strehim.

Ky project famëkeq i qeverisë Rama ka 4 vite që diskutohet dhe është një taksë shtesë për qytetarët shqipëtar. Qeveria ka marë edhe mbështetjen e Bankës Botërore e cila shfaq gjithmonë fleksibilitet të lartë për të mbështetur qeverinë në rritjen e taksave ndaj qytetarëve. Projektligji i ri është një taksë më shumë dhe ngjan si një konçension i ri ku qeveria ndërmer akte të cilat i çojnë qindar miliona euro xhepave të oligarkëve duke i zhvatur edhe më shumë qytetarët shqipëtar. Ndërkohë akuzat drejt tregut të sigurimeve për dëmshpërblime qesharake dhe krijimin e një tregu oligopol kanë qënë të shpeshta në dhjetë vitet e fundit.

TPZ.AL

SHKARKO APP