”Nuk po merren përgjegjësi në PD”, Alimehmeti: Duhet ristrukturim total

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimet, kritikat dhe propozimet për gjendjen aktuale të PD-së.

Për të selia blu ka dështuar të mbajë premtimin për analizën zgjedhore, duke ngritur dyshime për transparencën e brendshme. ”Analiza zgjedhore është premtuar prej kohësh. OSBE/ODIHR doli. S’ka asnjë arsye që kjo të mos bëhet. Nëse nuk bëhet, do të thotë se diçka po i fshihet demokratëve. Këtu ka një përgjegjësi që dikush nuk po merr”.

Ai paralajmëroi se mungesa e meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë rrezikon rëndë demokracinë e brendshme të PD-së. Sipas Alimehmetit, zemërimi i madh publik ndaj qeverisë nuk po shndërrohet në mbështetje të opozitës për shkak të problemeve të brendshme. ”Nëse meritokracia nuk kthehet dhe përfaqësimi nuk kthehet, kemi problem të madh në kapitalizimin e zemërimit masiv ndaj qeverisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?