“Nuk pushonte së qeshuri”, burri vret bashkëshorten në anije

Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë një udhëtimi me anije në shtetin amerikan të Alaskës dhe arsyeja ka qenë shumë e pabesueshme.

Kenneth Manzanares e ka ndërmarrë këtë veprim tragjik sepse “gruaja e tij nuk ndalonte së qeshuri.”

Trupi i 39-vjeçares, e identifikuar si Kristy Manzanares nga Utah,  është gjetur  me plagë të rënda në kokë në kabinën e tyre në anije dhe Kenneth është arrestuar nga agjentët e sigurimit pasi e gjetën me gjak në duar dhe rroba, raporton BBC.

Një dëshmitar ka hyrë në kabinë përpara agjentëve të sigurimit dhe e pa Kenneth duke tërhequr trupin e viktimës në ballkon. Kur dëshmtari e pyeti se çfarë ka ndodhur, 39-vjeçari i dyshuari për vrasjen iu është përgjigur: “Ajo nuk ndalonte së qeshuri me mua.”

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në anijet e lundrimit të Emerald Princess që ishte nisur me rreth 3.400 pasagjerë nga Seattle të dielën për një udhëtim një javor.

A 39-year-old Utah woman died aboard the Emerald Princess cruise ship off the coast of Alaska Tuesday evening. Princess Cruises said in a statement that the woman died after a ‘domestic dispute’ – but did not release further details. The ship docked in Juneau Wednesday morning so that FBI agents could board and investigate the deadly incident.

SHKARKO APP