Numërohen 18 kuti/ PS udhëheq me diferencë, LSI “kokë më kokë” me PD për vendin e dytë (Votat)
Kur kanë kaluar katër orë nga nisja e numërimit të votave, në rang vendi janë numëruar deri më tani 18 kuti votimi nga 5362 që janë në rang vendi.
Kutitë e numëruara i përkasin qarqeve të Korçës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit. Në bazë të rezultatit që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh e ndjekur nga PD dhe LSI.
Ora:00:55-Në bazë të rezultatit që prodhojnë 18 kutitë e para të votimit, Partia Socialiste merr 1926 vota ose 52,6% të tyre, PD merr 878 vota ose 24.0% të votave, LSI ka 846 vota ose 23,1%. Dy vota i merr LIBRA ose 0,1% ndërsa PDIU merr 9 vota 0,2%.
Ora 00:40- Në bazë të rezultatit që prodhojnë 13 kutitë e para të votimit, Partia Socialiste merr 1583 vota ose 53,6% të tyre, PD merr 667 vota ose 22,6% të votave, LSI ka 690 vota ose 23,4%. Dy vota i merr LIBRA ose0,1% ndërsa PDIU merr 9 vota 0,3%.
Ora 00:22- Në bazë të rezultatit që prodhojnë katër kutitë e para të votimit, Partia Socialiste merr 850 vota ose 47,9% të tyre, PD merr 433 vota ose 24,4% të votave, LSI ka 489 vota ose 27,6%. Një votë ose 0,1% e ka marrë edhe LIBRA./BW