Numërohen 98% të kutive /Konfirmohet humbja shpartalluese e Bashës, 10 deputetë më pak se 2013
Ndërkohë që po kalojnë thuajse dy ditë nga hapja e kutive dhe numërimi I votave, deri më tani janë hapur dhe numëruar 97%, ose 5.252 kuti nga 5.362 kuti në total.
Nisur nga këto rezultate, Partia Socialiste kryeson si kurrë më parë me 74 mandate në total, e shkëputur ndjeshëm nga Partia Demokratike apo Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përsa i përket votave të numëruar deri më tani, ato ndahen si më poshtë:
Partia Socialiste ka marrë 745.011 vota, ose 48.17% që e përkthyer në numër mandatesh është e barazvlefshme me 74 deputetë.
Partia Demokratike ka marrë 444.211 ose 28.72%, që e përkthyer në numër mandatesh është e barazvlefshme me 43 deputetë.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 222.327 ose 14.38%, që e përkthyer në numër deputetësh është e barazvlefshme me 19 mandate.
PDIU ka marrë 72.778 vota ose 4.71%, që e përkthyer në numër deputetësh është e barazvlefshme me 3 deputetë.
PSD ka marrë 14.922 ose 0.96%, që e përkthyer në numër deputetësh është vetëm një mandat.
Në bazë të rezultateve, shihet qartë një humbje e ndjeshme e Lulzim Bashës dhe ekipit të tij, humbja më e madhe në 27 vite demokraci. Pra duke e krahasuar me vitin 2013, Lulzim Basha i ka hequr PD 10 deputetë në parlament.