Numri i telefonit ku të denonconi shit-blerjet e votës
Shtohet dhe një instrument tjetër për denoncimin e rasteve të shit-blerjes së votës apo dhe të përfshirjes së policisë në incidente elektorale apo në mbështetje të ndonjë partie.
“Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale”, thuhet në një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme.