Numri ters i telefonit: Kushdo që e kishte mbajtur, kishte vdekur!

 

Besoni ose jo, por ka shenja të ndryshme të cilat u tregojnë se ju së shpejti mund të vdisni dhe ju nuk i shihni ato.

Operatorët mobil disa vite më parë e hoqën numrin e telefonit 0888 888 888 nga përdorimi pasi çdo person që ka pasur atë numër në dhjetë vitet e fundit, kishte vdekur.

Pronari i parë, Vladimir Grashnov, ishte një nga drejtorët ekzekutivë të kompanisë celulare bullgare kur papritmas, në vitin 2001 kishte vdekur nga kanceri, në moshën 48 vjeçare.Numri pastaj kishte kaluar në pronë të manjatit bullgar, Konstantin Dimitrov, i cili ishte vrarë në vitin 2003 në Holandë. Dimitrov kishte 31 vjet, dhe vrasja u atribuohej rivalëve rusë.

“Numri fatkeq” pastaj i kishte kaluar në pronë biznesmenit Konstantin Dishljev, i cili ishte vrarë para një restoranti indian në Sofje, në vitin 2005. Dishljev ishte qëlluar pikërisht në momentin kur ishte lajmëruar në telefon.

Pas vrasjes së tij, policia kishte pasur disa dyshime të përfshirjes së tij në trafikim droge, kështu që edhe telefoni i ishte çaktivizuar derisa edhe kishin zgjatur hetimet e policisë.

Zyrtarët e kompanisë mobile nuk kanë dashur ta komentojnë rastin por vetëm kanë konfirmuar se numri “ters” ka kohë që është jo aktiv. 

SHKARKO APP