Nxitja e turizmit dhe kulturës, Ylli Ndroqi: Strategji e investime serioze

Shoqata e Konsujve të Nderit organizoi sot në mesditë tryezën e rrumbullakët me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit”.

Në fjalën e tij, kreu i kësaj shoqate, Ylli Ndroqi vuri theksin në investimet në turizëm dhe kulturë si dy gjeneratorët më të fuqishëm për të çuar përpara ekonominë shqiptare por edhe si disa nga fushat kryesore ku konsujt e nderit kanë një rol kyç për të qëndruar urë lidhëse mes kombeve dhe për të zhvilluar më tej edhe diplomacinë ekonomike.

“Në rolin tonë si konsuj nderi ne përfaqësojmë vende nga të cilat vijnë eksperienca të jashtëzakonshme të investimit në kulturë e turizëm, në turizëm kulturor, në trashëgiminë kulturore.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar në mënyrën e duhur edhe në fushën e turizmit, kulturës dhe për të sjellë kombinimin e duhur mes tyre.

Strategjitë dhe investimet serioze nga ana e shtetit shqiptar në këto dy fusha janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është shumë i nevojshëm për vendin tonë. Gjithashtu është bashkëpunimi i strukturave shtetërore me ato private, me konsujt e nderit me komunitetin, janë baza e një suksesi drejt të cilit Shqipëria ka të gjithë potencialin të ecë përpara”, tha Ndroqi.

Tryeza ka qëllim diskutimin për strategjinë sfidat, problematikat dhe  kontributin që secili mund të japë në fushat përkatëse për të ecur përpara.

“Të investojmë seriozisht në këto dy fusha për zhvillimin e vendit tonë”, nënvizoi më tej Ndroqi.

Tryeza është një traditë e ndërmarrë për të tretin vit nga kjo shoqatë dhe të pranishëm janë dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi

Rreth tryezës janë mbledhur konsuj nderi, biznesmenë por dhe personalitete të botës së artit.

Për ministren Kumbaro, qeveria aktuale ka vendosur kulturën si një prioritet jo kozmetik por prioritet zhvillimi.

Ne kemi lançuar prej kohësh projektin trashëgimia kulturore si motor zhvillimi. Ne nuk duam thjesht të rehabilitojmë qendrat e qyteteve, por së pari kulturalisht.  Duam të kthejmë vëmendjen, të banorëve, partnerëve të biznesit dhe turistëev drejt qendrave të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke e zhvilluar në mënyrë policentrike”, tha ajo.

ylli-ndroqi

tryeza

 

SHKARKO APP