Nxjerrim Lulin, fusim Halimin dhe Erjonin, vëmë në krye Gjergjin…dhe në fund Sazanin
Faktin se për fushatën e Tiranës askush nuk e ka marrë seriozisht Sazan Gurin, por që ambientalisti mund të marrë vota të vlefshme në zgjedhjet vendore, kanë çuar të rinjtë për të ideuar postera të ndryshëm në facebook.
Zululand, duke përdorur imazhin e një reklame, ka bërë një gjetje interesante. Në vend të ofertave të kripura ndërkohë, po aq të kripura, kanë bërë edhe tekstin e kandidatëve.
“Nxjerrim Lulin, fusim Halimin, fusim Erjonin, vëmë në krye Gjergjin dhe në fund Sazanin… Po pse në fund Sazanin…???? Ne asnjëherë nuk e marrim seriozisht Sazanin”, shkruhet në posterin elektoral disi, të kandidatëve të bashkisë së kryeqytetit.