Nxori 5 kartonë të kuq për 3 minuta, federata vlerëson gjyqtarin

Ajo u konsiderua ndeshje turpi dhe jo futbolli në Peru, në takimin mes Alianza Lima dhe Real Garcilaso, që “u skuq” në fund nga një  kartonët. Plot 5 herë e tregoi arbitri kartonin e kuq brenda 3 minutash ku kaosi arriti deri aty, sa ishte e nevojshme prania e forcave të sigurisë brenda tapetit të gjelbër. Nuk ishte një finale, por tensioni ishte i tillë si për një ndeshje ku vendoset fati i një titulli apo kupe. Gjithçka nisi kur kryesori Ramon Blanco dha kartonin e dytë të verdhë për Marcos Miers.

Të revoltuar, lojtarët vendas i ngritën bllokadë arbitrit kur ai po nxirrte nga xhepi kartonin tjetër të kuq për Pablo Miguez dhe të njëjtin fat patën edhe dy lojtarë të tjerë, pasi tentuan të pengonin gjyqtarin në punën e tij. Situata doli jashtë kontrollit. Trajneri i Alianza Lima, Guillermo Sanguinetti u hodh me vrap drejt fushës, por edhe ky pa ngjyrën e kuqe nga duart e arbitrit. Por plot 5 kartona në 180 sekonda në një takim që Alianza Lima e humbi ndoshta për mungesën e vetëkontrollit të lojtarëve sepse në fund të fundit Ramon Blanco doli i fituar. Megjithatë arbitri mori vlerësime nga federata për punën korrekte që bëri në një ndeshje kaq problematike.

SHKARKO APP