Obama ”lamtumirë” Shtëpisë së Bardhë, një tjetër supershtëpi e pret(FOTO)

Presidenti Obama dhe familja e tij t’i japin lamtumirën e fundit Shtëpisë së Bardhë, jeta e tyre do vijojë në një vilë gjigande prej 8,200 metrash katrorë. Në janar të vitit 2017, familja e parë e Amerikës largohet nga Shtëpia e Bardhë për t’u zhvendosur në një tjetër shtëpi, po në të njëjtën zonë.

E ndërtuar që në vitin 1928, shtëpia përbëhet nga 9 dhoma, 8 tualete, një garazh që mban brenda 2 makina dhe një oborr ku mund të parkohen rreth 10 mjete. Ajo i ishte shitur në maj të vitit 2014 për 5,295,000 dollarë sekretarit amerikan për shtypin, Joe Lockheart dhe bashëkshortes së tij.

Familja Obama vendosi të qëndronte në Washington në mënyrë që vajza e tyre Sasha të mund të përfundonte studimet e larta, ndërkohë që motra e saj e madhe, Malia, ndjek studimet në Harvard. Tabloidi amerikan ka publikuar fotografitë e vilës, të cilat mund t’i shihni duke shfletuar galerinë.

23b506b15b3b7e0fbe80e526c257d85f aa582ffb76ab425c4f7d577f9c6abad3 fbc01af55b32f4edf59dba927b859d2a

SHKARKO APP