Obama, një President në një album të papërsëritshëm (FOTO)

Pete Souza, fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka shkrepur rreth dy milionë fotografi të presidentit Barack Obama. Ai ka fotografuar presidentin amerikan në të gjitha situatat, kur Obama ka qenë në punë apo duke u relaksuar me familjen e tij.

Në këtë album fotografik do të shihni fotografitë e preferuara të Souza-s, që ka bërë për Obama-n. Ky i fundit shfaqet duke pritur rezultatet e misionit të majit të vitit 2011, për të vrarë Osama Bin Laden.

Një tjetër fotografi tregon presidentin amerikan duke bërë një mimikë të çuditshme së bashku me gjimnasten McKayla Maroney. Ndërsa shumë foto e shfaqin atë me fëmijët, apo edhe momente romantike me bashkëshorten e tij, Michelle.

 

 

SHKARKO APP