Obama përfshin Shqipërinë në një projekt shkollimi vajzash

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka përfshirë Shqipërinë në një projekt që ka të bëjë me shkollimin e fëmijëve. “Çdo vogëlushe meriton vëmendjen tonë dhe çdo vogëlushe meriton një shkollim”, kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e 8 Marsit. Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel prezantuan me këtë rast programin “T’i nxisim vogëlushet të mësojnë’ për të promovuar shkollimin e 62 milionë vajzave dhe adoleshenteve në të gjithë botën që aktualisht nuk frekuentojnë shkollën. Faza e parë e programit do të shtrihet në 11 vende mes tyre edhe Shqipëria. Ajo që bie në sy është që Shqipëria ëshë mes vendeve të Afrikës. Ato që përfitojnë nga ky projekt janë: Shqipëria, Benin, Burkina Faso, Kamboxha, Gjeorgji, Gana, Moldavi, Mongoli, Mozambik, Togo dhe Uganda. 

SHKARKO APP