Objekte të përditshmërisë dhe funksionet që nuk i dinit (FOTO)
Disa nga këto detaje që ndodhet në objekte të përditshmërisë tonë mund t’i keni parë dhe ndoshta mund ta keni pyetur veten se për çfarë shërbejnë, ndërsa disa të tjera mund të mos i keni vënë re fare. Por të gjitha kanë funksione të rëndësishme, disa madje mund t’ju shpëtojnë edhe jetën. “DailyMail” zbulon gjërat e vogla që nuk mund t’i keni ditur për objektet e përdorura në çdo aspekt të jetës.
Vrima e vogël në anën e pasme të iPhone-t, është një mikrofon që shërben për të marrë audio gjatë videos.
Këto xhepa në dukje të padobishëm kanë madhësinë perfekte për të mbajtur orën e xhepit.
Vrimat të vogla që gjenden në këpucët Converse dhe në shumë atlete të tjera shërbejnë për ventilim dhe ofrojnë një mënyrë alternative për të lidhur lidhëset, në mënyrë që t’i japin mbështetje më të mirë kyçit të këmbës.
Pajisja cilindrike e gjendur në disa kabllo të energjisë, e quajtur bërthamë ferrite dhe shërben për të zhdukur zhurmën e frekuencës së lartë.
Laku që ndodhet në anën e pasme të disa këmishave u prezantua në vitet 1960, në mënyrë që në mungesë të varëses, veshja të mund të varej në dorezat e dollapeve për të shmangur rrudhat. Ajo gjithashtu është përdorur në universitetet amerikane për të treguar se djemtë ishin në një marrëdhënie, pra “jashtë tregut”.
Pjesa e poshtme e shisheve të verës përdoret për të kontrolluar presionin gjatë procesit të mbylljes me tapë, por gjithashtu lejon llumin e verës të vendoset në një hapësirë të ngushtë, në mënyrë që të mos të përzihet me verën kur shërbehet.
Vrima e vogël në fund të metrit shërben për të vendosur gozhda ose vida, në mënyrë që të shmangni gabimet.
Vrima në qendër të lugëve të makaronave në të vërtetë tregon masën perfekte për një racion.
Sipas faqes së internetit Heinz “për të hedhur më shpejt ketchupin që ndodhet në një shishe qelqi duhet të shtypni fort ku ndodhet numri 57. Vetëm 11% e njerëzve e dinë këtë gjë.
Pjesa blu e gomës mund të përdoret për të fshirë bojë, pasi është shumë më gërryes, por do t’ju duhet një letër e trashë për të punuar si duhet.
Vrima në fundin e shumë vizoreve ka një funksion shumë të thjeshtë, shërben për ta varur nëse nuk e përdorni