Objektivi i fotografit Arton Humolli sjell nudo personazhet e artit Kosovar
Lakuriqësia e këngëtares Dafina Zeqiri apo e modeleve Liberta Spahiu, Ema Uka, Dhurata Lipovica dhe Saranda Shala përbëjnë titullin e ekspozitës “Trup e Shpirt”.
Ato janë vetëm pesë Afërdita, perëndesha të bukurisë që lakuriqësisë artistike i veshin edhe simbole kombëtare.
Kjo është fotografia e realizuar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me modelen Saranda Shala.
Tw 29 shkrepjet bardhë e zi janë vendosur në sallën e vogël të ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për dhjetë ditë krijimet e Arton Humollit, fotografit nga Kosova që punët e tij i publikohen në revistën franceze Photo, mirëpresin kureshtarët.