Ofendimet e Ballës ndaj Vokshit, “EPP Women”: S’ka vend për seksizëm në institucionet demokratike

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane ka reaguar pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit ditën e djeshme. Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi.

Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme.

Grupi shpreh solidaritet të plotë me Vokshin dhe bën thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin gjuhën dhe sjelljet seksiste. “Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike,” thekson EPP Women në deklaratën zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë në shqip

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne, EPP Women, dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë seksiste të kryetarit socialist, Taulant Balla, drejtuar zv. kryetares sonë, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, duke sugjeruar se numri i saj është “0900”, referencë për një linjë seksi!

Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Dështimi për të adresuar këtë incident gjatë seancës është i papranueshëm.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me zv. kryetaren tonë dhe bëjmë thirrje për të gjithë aktorët politikë, veçanërisht ata të shumicës qeverisëse, që të ndalojnë përdorimin e gjuhës dhe sjelljeve që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat e grave. Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?