Ofendoi Francën, Ibra pezullohet katër javë nga federata franceze

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur të dënojë me katër ndeshje pezullim, sulmuesin e PSG, Zlatan Ibrahimoviç.  Siç mësohet nga mediat pariziene, vendimi i Federatës Franceze të Futbollit vjen pas “shfryrjes” që sulmuesi Suedez lëshoi ndaj vendit Francez gjatë ndeshjes së kampionëve të Francës përballë Bordeaux.  Suedez, 33-vjeçar, i i njohur për reagimet impulsive u kap nga kamerat duke ofenduar arbitrin e takimit, ndërsa më pas iu drejtua Francës me pretendimin se nuk e meriton talentin e tij. Reagimet ishin të shumta, aq sa në këtë vorbull polemikash u përfshi edhe politika me zëra që arritën deri aty sa kërkuan dëbimin e futbollistit nga vendi. Në fund të takimit lojtari kërkoj ndjesë, por kjo sërish nuk ka ndikuar në emocionet e Federatës Franceze që nuk e ka kursyer dënimin e tij. Konkretisht në këtë fazë delikate të kampionatit, ku Parisi udhëheq vetëm me një pikë para Lyonit, Zlatan nuk do të jetë në ndeshjet me Nice, Lille, Metz dhe Nantes.

SHKARKO APP