OFL në tre qytete, iu kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve

OFL është ndalur sot në Tiranë, Tepelenë dhe Gjirokastër, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani,banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP