Ofroi 2 milionë lekë garanci për ndryshim mase, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë
Ish-ministri Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim mase.
Bëhet me dije se Beqaj kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke ofruar garanci pasurore deri në 2 milionë lekë.
Mes argumenteve, Beqaj sjell një fragment nga vendimet e Strasburgut për kohën e mbajtjes në paraburgim, që sipas avokatit të tij, nuk është proporcionale dhe ka kaluar çdo afat procedural.
Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.
KOHA JONË SONDAZH

