Olta Gixhari: Ja pse e mbështes Grida Dumën
“Grida Duma, unë kthehem në Durrës nëse ti fiton”.
Kështu shkroi dy ditë më parë aktorja Olta Gixhari në faqen e saj në FB, duke shkaktuar shumë debat.
E pyetur nga Panorama se përse e mbështet Dumën, Gixhari thotë: “E preferoj si politikane, e kam ndjek nonstop në daljet dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura, më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në garën për Durrësin”.
Gixhari thotë se nuk e njeh Grida Dumën, edhe pse janë të dyja durrsake.
E pyetur se çfarë fiton ajo, nëse Grida bëhet kryebashkiake, Gixhari tha: “Asgjë. Për atë që përfaqëson, do e mbështesja kudo. Ajo është durrsakja ime, është yll e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit”.