ONM kompromenton procesin e vetingut: Dy standarde për konfliktin e interesit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) që ka monitoruar të gjithë listat e kandidatëve që aplikojnë për institucionet e vetingut, siç u konstatua nga komisioni parlamentar ka aplikuar dy standarde kur është fjala për konfliktin e interesit!

Ka penalizuar për këtë shkak emrat e juristëve të njohur, me përvojë dhe integritet si: Erin Çaku, Kestrin Katro, Monika Meça, Nejla Peka, Rezarta Abdiu dhe Shqipe Halilaj, sepse dikush ka vëllanë, motrën, apo burrin që punon aktualisht në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që megjithëse kanë të njëjtin shkak, më saktë kanë burrin në sistemin e drejtësisë, nuk ka penalizuar dy konkurente të tjera si: Fatmira Luli dhe Aldona Sylaj. Zonja Luli ka bashkëshortin prokuror në Apelin e Durrësit (Kujtim Luli).

Ky qëndrim me dubël-standard nga ana e ONM-së ka ndezur debatet në komisionin parlamentar dhe ka evidentuar edhe subjektivizmin e ekspertëve të këtij organizmi ndërkombëtar. Shumë prej aplikantëve kanë argumentuar dhe kanë paraqitur dokumenta që provojnë njëanshmëri dhe subjektivizëm edhe nga ana e ONM-së. Komisioni sot do të shqyrtojë dosjet dhe materialet shtesë që kanë paraqitur aplikantët dhe do të mblidhet për të marrë vendim nesër në ora 10.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?