Operacioni kundër krimit ekonomik, Policia e Shtetit: 18 të arrestuar, 2 në kërkim
Policia e shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me një operacion të shtrirë ditën e sotme në Tiranë dhe Shkodër kundër krimit ekonomik.
Drejtoresha e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, deklaroi se janë lëshuar në total 20 urdhërarreste nga Gjykata e Tiranës, ndërsa janë arrestuar deri më tani 18 persona, të cilët këmbenin monedha virtuale pa licencë.
Po ashtu, dy të tjerë, shtetas maqedonas, janë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750 mijë euro.
“18 shtetasit e arrestuar këmbenin monedha virtuale pa licencë për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750 mijë euro. Në koordinim me prokurorinë e Tiranës, vijon hetimet për të vënë para përgjegjësisë të gjithë të përfshirët”, u tha në deklaratë.