Opozita që dua!

Nga Arian Galdini/Dua nje Opozite qe te jete nje grusht plandoses pasioni mbi fytyren e vrazhde te Qeverise se dekadences.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i vrullshem shprese mbi turinjte e Qeverise se zhavereve qe mbrojne ligjin nga tregetaret dhe zhanvalzhanet e mjerimit, ndersa e perbuz ligjin per kusaret dhe shefat a ushtaret e krimit.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i fuqishem besimi mbi surratin e Qeverise se xhahileve qe burgos a perze nga Shqiperia qytetaret, ndersa jep lavde, ofiqe e pasuri vec per zuzaret.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i rende me ide e alternativa mbi nofullen e Qeverise qe pertyp vec krim, represion, plackitje, koncensione, kanabis dhe plehra.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i pandalshem me njerez te paperlyer, te zote e me integritet mbi brinjet e Qeverise qe frymon me kalbesi morale dhe institucionale.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i paperballueshem me liri e konkurence mbi kraharorin e Qeverise ku rreh zemra e vrasesve te ardhmerise se cdo qytetari shqiptar.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht therrmonjes rolesh e hapje per kedo qe vepron ndershmerisht ne kete vend, mbi barkun e flliqet te Qeverise qe ushqehet duke na grabitur e skllaveruar neve.
Dua nje Opozite qe te jete nje grusht i bashkuar vlerash dhe identitetesh te qarta, mbi ijen e Qeverise qe tundet e shkundet duke na sunduar e gallaberuar gjithcka per te na blere voten e asgjesuar zgjedhjet.
Dua nje Opozite qe te mos behet kurre shuplake e as ledhatim per Qeverine qe ne cdo dite qe vazhdon te qendroje ne pushtet po e vret pa gjyq shpresen ne kete vend.
Te jete grusht dhe pa asnje medyshje grusht.
Qeverite qe grabisin popullin e tyre, duhen grushtuar pa meshire.
Dua nje Opozite qe nuk mbetet gisht tregues drejtuar nga Qeveria e felligesht.
Me gisht nuk bie as Qeveria e as fitohen zgjedhjet.
Duhet te behemi grusht bashke me qytetaret qe Qeverine e keqberesve ta hedhim nokaut sot, qe te mund te bejme zgjedhje te lira e te ndershme ne qershor.
Po nuk e hodhem tani nokaut kete Qeveri, ne qershor me mire te shkojme ne plazh, se kutite e votimit do jene me dhembe krimi qe do te kafshojne cdo vullnet tonin e do shendoshin Rilindjen.
A eshte kjo nje thirrje per Revolucion?
Po, sigurisht.
Kur nje vend Qeveriset nga keqberesit, evolucioni vetem sa u shton kravatat ne garderobe trafikanteve te bere shtetare.
Keqberesit dhe trafiikantet te veshur si shtetare, kane vetem nje menyre per tu shporrur.
Duke u thyer dhembet dhe treguar burgun.

SHKARKO APP