Opozita voton kundër ndryshimit të taksave: Rrisin evazionin fiskal

Miratohet në parim paketa fiskale për 2017, por vetëm me votat e maxhorancës. Opozita ka votuar dje kundër ndryshimeve të disa taksave të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Sipas demokratëve ndryshimet e paraqitura lenë hapësirë për evasion, por sipas Ministrit të Financave këto ndryshime janë te domosdoshme.

 

Demokratët i konsideruan ndryshimet fiskale si talljen më të madhe që mund ti bëhet biznesit, duke hedhur poshtë edhe ndryshimet për rentën minerare.

Ridvan Bode: Masat e marra nxisin evazionin fiskal dhe janë klienteliste, janë dy masa ajo e gazit dhe ajo e vendosjes së pullave të akcizës në magazinat doganore duke nxjerrë jashtë loje sistemin për pullat e akcizës.

Por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se  ndryshimet në taksa janë rregulluese dhe nuk rëndojnë biznesin.

Arben Ahmetaj: Pikat e mbushjes të gazit për gatim dhe për ngrohje për qytetarët do të jenë pika specifike dhe jo rëndom kudo, që ka një element shtesë sigurie.Patjetër që ka sfidë administrimin, në përgjithësi në praktikën e mirëadministrimit.

Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje me nivelin e taksave.

Erjon Braçe: Ne e kemi bërë zero ti më tregon mua 10.5% të qarkullimit.Nuk ka kuptim.

Ridvan Bode: Lëre, çfarë zero? Ti ke ulur një taksë dhe ke katërfishuar të gjithë taksat e tjera.

Të premten, Komisioni i Ekonomisë do të miratojë në parim buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe do të dëgjojë kandidaturat për anëtarë dhe kryetarë të Autoritetit të Konkurencës.

SHKARKO APP