Ora e duhur për të pirë kafe

Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha e duhur, sipas shkencëtarëve dhe farmakologëve

Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin një kulm: është momenti ku jemi më të zgjuar dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes.

Më mirë ta konsumojmë në fashën e orarit 9:30 – 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00).

Nëse e keni bezdi të ngriheni para orarit ideal, sugjeron shkencëtari, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur.

Ritmi ynë kardiak. Kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe çeljes së syve.

SHKARKO APP