Ora e shtrenjtë e ministres së Drejtësisë? Gjonaj: Ju tregoj vlerën

Sendet me vlerë të gjykatësve, prokurorëve, ministrave, deputetëve e çdo zyrtari që mban aksesorë me vlerë, është vënë në syrin e opinionit publik. Këtë herë fokusi ka rënë tek ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila është ngacmuar në lidhje me orën.

E ftuar në emisionin ‘’Dritare me Rudinën” ajo ka thënë se ora e saj kushton jo më shumë se 150-100 euro.

“Ora ime kushton rreth 100-150 euro ose diçka më pak. Për më tepër, për pozicionin dhe natyrën që kam, nuk e kam zakon që të vishem me bizhuteri të shtrenjta dhe të rënda”, tha Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?