Organizata e Gruas Shqiptare në SHBA: Të lirohet Morina

Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane, me qendër në Nju Jork (SHBA), në një deklaratë për mediat kërkon nga autoritet shqiptare që të lobojnë për lirimin e Ismail Morinës. Kryetarja e kësaj shoqate, Mimoza Dajçi, shprehet se shteti shqiptar duhet të kërkojë që Morina të ketë një proces të rregullt në Kroaci.

Deklarata e plotë:

Të lirohet Ismail Morina!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shtypi shqiptar mësuam se autoritetet kroate kanë ndaluar ne kufi patriotin Ismail Morina, i cili guxoi të valëvisë në tokën serbe Flamurin e Shqipërisë së Bashkuar me dy Heronjtë e kombit tonë Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai pritet që me një vendim të asaj gjykate të ekstradohet për Serbi. Së pari si nëna dhe motra shqiptare në diasporë i shprehim Z. Morina dhe familjarëve të tij ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të babait të tyre të shtrenjtë.

I lehtë i qoftë dheu i tokës Mëmë dhe ju preftë shpirti në paqe!

Si Organizatë e Gruas Shqiptare – Aamerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” me seli në SHBA, dhe unë personalisht si bijë me rrënjë nga familja e Heroit Isa Boletini ngremë zërin për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së tij të menjëhershme nga autoritetet shqiptare. Ekstradimi i tij në Serbi, përbën rrezik dhe do të jetë e pafalshme për këdo që ka mundësi të ndërmjetësojë për lirimin e tij pranë qeverisë kroate.

Ismail Morina një emigrant në Itali si mijra shqiptarë të varfër e të vuajtur që morrën arratinë me dhe pa para, e përpiqen me djersën e ballit të mbajnë familjen, arrestohet e duhet të dënohet për të “ashtuquajturin krim”nga pala serbe. Vetëm e vetëm sepse lëshoi në qiell një balon me flamurin “Autochthonous”. Ismail Morina nuk është as vrasës as kriminel. Ai duhet të përkrahet nga të gjithë institucionet dhe OJQ-të në Shqipëri.

Duke përfunduar këtu deklaratën, mbetemi me shpresë se patrioti Ismail Morina që; Për çështje atdhetarizmi ndërrmori atë akt heroik duke rrezikuar jetën të lirohet me çdo kusht, e të paiset nga organet vendore me dokumente të rregullta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?